Kreshnik Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje që kishte qenë shef stafi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të udhëhequr nga Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia ka dërguar te misionet diplomatike një dokument, ku theksohet se problemi i tyre me Kosovën nuk ishte për shkak të tarifës, por për shkak të reciprocitetit.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se vendimi i marrë nga Qeveria e kaluar për reciprocitetin ka filluar të tregojë efektet pozitive, pasi që disa kompani nga Serbia kanë filluar të përfshijnë demonimin “Republika e Kosovës” në dokumentet e tyre.
Por, edhe po të ishte e vërtetë ndalja e fushatës diplomatike të Serbisë, reciprociteti nuk negociohet. Ai është parim i marrëdhënieve ndërkombëtare. Nëse ky parim largohet nga marrëdhëniet tona me Serbinë, atëherë këto marrëdhënie nuk do të jenë më ndërkombëtare, por do të degradojnë dhe do të përputhen me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.
“Pra, Qeveria aktuale gjendet para dy provave: e para është nga Gjuriq për ta hequr reciprocitetin, nëse duan jetëgjatësi të Qeverisë së varur nga Lista Serbe; e dyta është prova e mbrojtjes se shtetësisë dhe parimit të raporteve të barabarta mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Situata është padyshim e qartë. Dyshimi i bazuar mbetet vetëm tek vullneti i Qeverisë “Hoti” të Thaçit”, ka shkruar ai.