Kështu reagon djali i Gold AG derisa dëgjon këngën e babait

Magazin

Rep-artisti i njohur, Gold AG, është ndër më të dashurit për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare.

Ai në rrjete sociale është mjaft aktiv, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë), ai lansoi këngën e re të tij, që titullohet “Malli i vendlindjes”.

Një projekt i tillë jo që u pëlqye nga masa, por si duket edhe nga djali i tij, Gueril.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar një video derisa i tregonte vogëlushit këngën.

Duke mos i vënë në pah fytyrën, duart e tij shiheshin duke lëvizur, derisa Agushi mbante telefonin para tij.
Theksojmë se ai dhe Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë, me 28 nëntor të vitit 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *