Këta janë 10 yjet që do jenë agjent të lirë në verë

Sport

Nga Messi te Aguero, këta janë 10 yjet që do jenë agjent të lirë në verë.

Afati i janarit është vetëm disa ditë larg së hapuri me klubet evropiane që synojnë të përforcohen për të ‘luftuar’ për titujë.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar negativisht në gjendjen financiare te klubeve, andaj kanë pasur vështirësi të rinovojnë kontrata e të gjithë lojtarëve.

Këta janë 10 yjet që do jenë agjent të lirë në verë:

1.Lionel Messi

Argjentinasi dje konfirmoi se ende s’ka vendosur për të ardhmen dhe në rast se nuk arrijnë të fitojnë trofe këtë edicion, atëherë ka mundësi që të largohet.

2.Sergio Aguero

Ylli i Cityt është duke u shëruar ngë lëndimet që këtë edicion i kanë shkaktuar mjaftë probleme.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se sulmuesi duhet të tregojë vetën për t’i dëshmuar klubit se mund t’i rinovohet kontrata.

3.Gianluigi Donnarumma

Donnarumma vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm të Milani, por kontrata i skadon në verë dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Chelsea është duke vëzhguar nga afër shërbimet e italianit.

4.David Alaba

Presidenti i Bayernit ka konfirmuar se austriaku është i lirë që të negociojë me klubet evropiane qysh në janar dhe se nuk do t’i rinovohet kontrata.

5.Sergio Ramos

Ramos vazhdon të shkëlqejë me “Los Blancos”, por nuk ka nisur negociatat për rinovim, derisa pëlqehet nga Juventus, PSG dhe Unitedi.

6.Jerome Boateng

E ardhmja e gjermanit mbetet në dyshime, meqenëse ende nuk i është ofruar rinovimi nga “Bavarezët”.

7.Gini Ëijnaldum

Holandezi është pjesë e rëndësishme e formacionit të Klopp, por ende s’ka rinovuar me shpresën që në qershor t’i bashkohet Barcelonës.

8.Mesut Ozil

Turko-gjermani nuk është në planet e Artetas dhe qysh në janar mund të largohet në formë huazimi ose të transferohet të ndonjë skuadër tjetër.

9.Angel di Maria

Argjentinasi vazhdon të jetë titullarë të PSG-ja, por shkaku i pandemisë gjiganti francez ende nuk ka nisur bisedimet për rinovim sepse prioritet është Mbappe dhe Neymar.

10.Memphis Depay

Holandezi vazhdon të jetë i lidhur me kalimin të Barcelona, andaj ka refuzuar rinovimin me Lyonin.

Interesim për shërbimet e tij kanë treguar edhe Juventusi dhe PSG-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *