Kjo është mosha e të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajme

827 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu, si pasojë e këtij virusi kanë ndërruar jetë edhe 16 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *