Kolona në Merdare – vazhdon maltretimi i mërgimtarëve

Lajme

Mërgimtarë të shumtë erdhën në Kosovë për nder të festës së Fitër Bajramit.

Për të kremtuar bashkë me familjarët e tyre iu desh të bëhet rrugë e gjatë, e të presin për orë të tëra në pikat kufitare.

Përpos kësaj, mërgimtarë të shumtë kësaj here erdhën në Kosovë edhe përmes Aeroportit të Prishtinës.

Por shumë prej mërgimtarëve të cilët qëndruan në Kosovë gjatë vikendit që po lëmë pas tashmë kanë filluar të kthehen për në Evropë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikë kalimet kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në pesë minuta, përveç në Merdare, ku kolonat janë 500 metra.

Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes kësaj pike kufitare, po zgjasin një orë.

Duhet përkujtuar që ardhja e mërgimtarëve kishte rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të situatës së përballjes me pandeminë COVID-19.

Një ngritje e lehtë e ardhjes së tyre ishte vërejtur gjatë festave të fundvitit dhe tani.

Në rast se situata me koronavirus vazhdon të jetë e qetë sikurse përgjatë këtyre ditëve, padyshim se edhe numri i mërgimtarëve të cilët zgjedhin të vijnë në Kosovë do të jetë më i lehtë.

Përpos Zvicrës edhe Gjermania ka larguar dje Kosovën nga zonat e rrezikut sa i përket përballjes me virusin COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *