Komuna e Prishtinës aksion për heqjen e drurit “Arra e Hindit”, thonë se është i dëmshëm

Lajme

Komuna e Prishtinës heq drurin “Arra e Hindit”, thonë se është i dëmshëm.

Komuna e Prishtinës sot ka bërë eliminimin e drurit ‘Arra e Hindit’ nga qendra e qytetit pasi konsiderohet i dëmshëm për njeriun dhe ambientin përreth.

Kështu është bërë e ditur nga ana e komunës përmes një njoftimi.

“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit”, thuhet në njoftimSipas komunës, ky dru shkakton dëme në infrastrukturë, tharje të drunjve por edhe tek shëndeti i njeriut për shkak të lirimit të materieve toksike.

“Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *