Kosova i vetmi vend pa domen interneti, flet koordinatori Zafir Berisha

Lajme

Kosova është i vetmi vend që nuk ka domen interneti.

Sipas ekspertëve të IT’së por edhe përfaqësuesve të institucioneve kjo shkakton probleme sa i përket sigurisë.

Kosova është i vetmi vend në rajon pa domen e vetë të internetit. Si pasojë e kësaj promovimi i Kosovës dhe siguria e internetit që përdoret sipas ekspertëve të IT’së është në pikëpyetje.

Mungesa e domenit shtetëror paraqet problem për kompanitë që punojnë në sektorin e teknologjisë informative dhe për bizneset.

Në mungesë të sovranitetit digjital aktualisht sa herë që qytetarët e Kosovës lidhen me internet IP adresat e tyre lidhen me vendet e tjera të rajonit si Shqipëria, Serbia si dhe Maqedonia e Veriut.

Marrja e domenit nga ana e Kosovës komplikohet edhe më shumë për shkak të mungesës së anëtarësimit në Organizatën e kombeve të Bashkuara si dhe në disa mekanizma të tjerë të kësaj organizate, thotë Zafir Berisha, zëvendësministër në ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code