KQZ rekomandohet për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve

Diaspora Lajme

Me disa rekomandime për rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të paraqesë një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

“Mund të ju konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor”, ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

Sipas tij, QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve.

“QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si dhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka deklaruar Elezi.

Mbledhja e KQZ’së do të mbahet sot në orën 13:00, derisa kandidatë të disa prej partive kanë kërkuar rinumërim të votave./meKryeministrin.info/

The post KQZ rekomandohet për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *