Hoti sot në takim virtual me kryetarët e komunave, diskutojnë për masat e reja antiCovid.
Kryetarët e komunave sot do ta zhvillojnë një takim virtual me Kryeministrin Avdullah Hoti, me ç’rast do të diskutohet për masat e reja antiCovid.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Sazan Ibrahimin – kryetar i Asociacionit të Komunave, i cili ka bërë të ditur se do të diskutohen tre propozime që iu janë adresuar komitetit paraprakisht.
Pikat për të cilat do të flasin janë:
– Hapja e çerdheve duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve
– Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë, meqë kryetarët e komunave gastronominë e shohin si shtyllë kryesore të ekonomisë.
– Këto të bëhen nën monitorim strikt nga organet përkatës