Pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti, ka thënë se në takim janë diskutuar marrëdhnëiet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.
Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Lajcak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.
“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajcak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thënë se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krahë për krahë me njëra tjetrën. Sipas tij, në BE duhet të integrohen të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor bashkë.
Për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, Kurti përmendi edhe dy fakte që mund të përfitojnë dy palët.
Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet këtë muaj në Bruksel./meKryeministrin.info/
The post Kryeministri Kurti pas takimit me Lajçak: Diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor appeared first on meKryeministrin.info.