Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar Italinë për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës e po ashtu edhe ministrin Di Maio që vazhdimisht po bën thirrje që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
Po ashtu ka falënderuar atë që po përsëritë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen përnjëherë në BE.
“E mirëpres vëmendjen e shtuar diplomatike të Italisë. Vlerësoj qëndrimin e prerë sa i përket domosdoshmërisë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen përnjëherë në BE. Integrimi në BE sjell dy përfitime të menjëhershme, që rrallë vijnë bashkë.
Nga njëra anë e rrisin territorin të BE-së e bëjnë atë të barabartë me kontinentin evropian, e nga ana tjetër zvogëlojnë kufijtë e BE-së. Integrimi i vendeve tona heq kufijtë e brendshme që janë kosto e panevojshme dhe e tepërt financiare.
Kosova ka zbatuar gjitha kërkesat që janë bërë nga vendet e BE-së. Kërkesat kanë qenë më shumë se që i janë bërë vendeve tjera. Ne i kemi zbatuar detyrat tona.
E falënderojmë Italinë dhe ju që pandërprerë insistoni që BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën. Kjo tregon miqësi të vërtetë mes dy vendeve tona. Presim që BE-ja të mbajë fjalën e të liberalizojë vizat për Kosovën”, tha Kurti.
Gjatë fjalimit Kurti ka kujtuar edhe kohën e luftës në Kosovë, kur aeroplanët e NATO-s janë ngritur nga Aviano për të bombarduar caqet.
Ai ka thënë se Italia ka vënë në dispozicion territorin e vet për ta çliruar Kosovën e ndaluar spastrtimin që po bëhej nga Serbia./meKryeministrin.info/
The post Kryeministri Kurti: Presim që BE-ja të mbajë fjalën e të liberalizojë vizat për Kosovën appeared first on meKryeministrin.info.