Kryeministri Kurti: Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variante tjera

Diaspora Lajme

Në konferencën për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, Kurti tha se u konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.“Unë nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu”, tha Kurti. Ai tha se me Kryeminstrin Rama nuk janë dakord për ballkanin e hapur, por ajo që është e përbashkët është shumë më e madhe.

Kurti shtoi se për raporte normale në Ballkanin perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova por Serbia, ku sipas tij trysnia duhet të jetë mbi Serbinë e jo Kosovën.

Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, theksoi se janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin ne marrëdhënie me njëri tjetrin, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm: “e theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 ku ka shpallur pavarësinë. Katër vitet e para pavarësia jonë nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrje dhe ndërkombëtarët e hoqën që Kosova të ishte e pavarur.”

Kurti tutje shtoi se nga 14 Shkurti në Kosovë ka stabilitet institucional.

Më tej Kryeministri i Kosovës ka folur për drekën që kishin me kancelaren Merkel duke thënë se kanë biseduar për dialogun që po zhvillohet në Bruksel me Serbinë. “Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për dialogun që zhvillohet në Bruksel. Ka një proces në Bruksel që zhvillohet dhe ka dhe mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovë si qytetar të republikës unë jam i gatshëm që t’i dëgjoj dhe të përgjigjem. Por për humbjet e Serbisë unë nuk mund të përgjigjem”.

Kryeministri Kurti tha se janë për marrëdhënie të mira bilaterale dhe për marrëdhënie të mira në Ballkan, por theksoi se iniciativat rajonale nuk mund të bëhen pa BE-në brenda.

Njoftoi se të enjten do të zhvillohet takimi në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, por shtoi se do të kenë takim edhe mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, menjëherë sapo Shqipëria të formojë qeverinë.

The post Kryeministri Kurti: Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variante tjera appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *