Kryeministri Kurti: Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë

Diaspora Lajme

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit, derisa u shpreh se shkak për ngecjen e nismave rajonale është mosnjohja e Kosovës nga Serbia.

“Meqenëse isha në një konferencë tjetër në Selanik përmes zoomit nga pallati i Bridagave, Nismat e ndryshme i bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë në frymën e integrimeve europiane.

Në fjalën time fillova duke konstatuar se përderisa 6 shtetet e BE janë në Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtet. Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë dhe jemi të vendosur për të zbatuar reformat tona.

Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë.

Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para.

Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më min-shengren. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin.

Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme.

Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng.

Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti: Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *