Kryeministri Kurti takon presidentin slloven Pahor

Diaspora Lajme

Në kuadër të margjinave të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Kurti me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantik.

“Presidenca sllovene e Këshillit të BE -së do të kontribuojë në forcimin e elasticitetit të WB6 (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor)”, ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot më herët se ai pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë në vjeshtë, por sipas gjithçka varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Gjatë ditës së sotme, Kurti pritet të takohet edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti takon presidentin slloven Pahor appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *