Kryeministri Kurti të mërkurën pritet në Pallatin Elisee nga Macron

Diaspora Lajme

Të mërkurën, më 23 qershor në orën 19:30, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Sipas burimeve, Kryeministri Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, Kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Albin Kurti, në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti të mërkurën pritet në Pallatin Elisee nga Macron appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *