Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës që po e zhvillon në Kosovë, takoi edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj.
Ky takim u mbajt me dyer të mbyllura. Por pas takimit, Haradinaj thotë se kërkoi nga kryeministri shqiptar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.
Në këtë takim Haradinaj tha se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.
Ai shtoi se bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”, shtoi Haradinaj.
Rama po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai gjithashtu ka takuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
The post Kryeministri Rama takohet me Ramush Haradinaj appeared first on meKryeministrin.info.