Kurti për kritikat e opozitës: Nuk mund të blinim rrymë e ta ruanim në frigorifer

Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka folur në lidhje me krizën energjetike që ka kapluar edhe Kosovën, krizë kjo që ka çuar edhe në reduktime me energji elektrike tek qytetarët.

Ai tha se kjo krizë e ka kapluar të gjithë Evropën, dhe me këtë rast, i pari i qeverisë tha se po përpiqen që nëpërmjet subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 të termoelektranave në anën tjetër, ta zbusin situatën.

“Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë dhe rajon, është në gjithë Evropën. Por, neve na ka goditur si një popullsi e varfër që jemi. Dhe me këtë rast, ne po përpiqemi që nëpërmjet subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 të termoelektranave në anën tjetër, sadopak ta zbusim këtë situatë e cila nuk do të mund të përfundojë shpejt, meqenëse këto ditë ngarkesa bazë është diku rreth 900 megavat, ndërkaq që shpenzimi arrin edhe 1.4 gigavat, kurse i gjithë kapaciteti prodhues, sikur të punonte edhe blloku B2, nuk do të ishte më shumë se 900 megavat”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Tutje, Kurti tha se në këtë situatë janë të detyruar të importojnë energji elektrike ku tha se këtë po e bëjnë me çmime bukur të shtrenjta.

“Pra, në njërën anë subvencionojmë konsumin, do të ndihmojmë edhe familjet që janë më të varfra, por në anën tjetër, gjithashtu u kemi bërë thirrje qytetarëve që sa më shumë që të munden, ta racionalizojnë shpenzimin dhe u jemi mirënjohës për përgjigjen pozitive”, ka thënë Kurti.

Më tej, i pari i qeverisë i ka komentuar edhe kritikat nga opozita, e cila i ka cilësuar si tëvonuara veprimet e qverisë përballë një krize të paralajmëruar energjetike.

Ai tha se janë kritikuar që është dashur të blejnë energji elektrike më herët, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

“Meqenëse nuk mund të blesh energji elektrike dhe ta konservosh në frigorifer”, ka thënë Kurti.

Kurti më tej tha se nuk ka asnjë vend në rajon të afërt me Kosovën që është vend eksportues i rrymës, por të gjithë, sipas tij, janë duke importuar.

“Ne jemi goditur rëndë për shkak se jemi vend më i varfër se sa të tjerët dhe ne anën tjetër, jemi goditur rëndë, meqenëse përafërsisht shtatë herë më shumë shpenzon energji elektrike amvisnia në raport më industrinë”, është shprehur Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *