Kurti për takimin me Ramën, u angazhuam t’i afrojmë qytetarët tanë duke ndërtuar një hekurudhë Durrës-Prishtinë

Diaspora Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur kënaqësinë e tij që ka pritur sot në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe 6 ministrat e tij të kabinetit.

Kryeministri Kurti shkruan “riafirmuam lidhjet midis vendeve tona dhe kombit tonë dhe u angazhuam t’i afrojmë qytetarët tanë duke ndërtuar një hekurudhë Durrës-Prishtinë dhe duke promovuar lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit”.

Sot me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve, u theksua për mundësitë dhe potencialin për rritje të bashkëpunimit për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin.

Tweets by albinkurti

The post Kurti për takimin me Ramën, u angazhuam t’i afrojmë qytetarët tanë duke ndërtuar një hekurudhë Durrës-Prishtinë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code