Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Interit.
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Thuhet se lojtari është prekur, meqenëse ishte parë duke u përqafuar me Domagoj Vida që rezultoi pozitiv më herët.
Lajmin që kroati ka rezultuar pozitiv e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio.
Sipas tij, Interi është njoftuar që lojtari ka dal pozitiv me Covid-19.
Këtë edicion mesfushori ka bërë 10 paraqitje dhe ka realizuar një gol.