Avdullah Hoti e ka shkarkuar Mustafën nga pozita.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi.
Në vendimin e kryeministrit gjithashtu thuhet se Mustafa është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.