Lajmi i fundit nga KQZ: Vetëvendosje merr mbi 51% të votave

Diaspora Lajme

Deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota.

AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.
Nga votat rregullta, LVV-ja ka marrë 47,85% të votave, PDK-ja 17,41%, LDK-ja 13,08% dhe AAK-ja 7,43%.

Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë pjesë e procesit të numërimit. Deri më tani janë numëruar më shumë se gjysma e tyre.

“Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, këtu në QNR do të fillojmë me numërimin e votave nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, njofton zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tashmë, shërbimi votues i KQZ-së ka përmbyllur vlerësimin dhe verifikimin e pakove të supozuara me fletëvotime. Nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime.

Arsyet e refuzimit janë të ndryshme dhe janë të kategorizuara në 7 grupe kryesore:

• 9 mijë e 199 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

• 6 mijë e 665 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

• 1 mijë e 325 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

• 2 mijë e 451 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

• 910 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim;

• 1 mijë e 656 zarfe me fletëvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar. Pra, brenda një pakoje/dërgese kanë qenë nga 84, 39, apo 37 zarfe të individiualizuara me fletëvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar; dhe

• 385 pako me fletëvotime që janë dorëzuar personalisht në postën numër 6 në Kosovë dhe nuk përmbajnë vulën dhe as pullën postare të postës dërguese”./meKryeministrin.info/

The post Lajmi i fundit nga KQZ: Vetëvendosje merr mbi 51% të votave appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *