Lajmi i fundit: Tre aktivistë të PSD-së ftohen për intervistim nga Policia e Kosovës

Lajme

Tre aktivistë të PSD-së ftohen për intervistim nga Policia e Kosovës.

Aktivistët e PSD-së Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Lagjen e Muhaxherëve.

Për këtë ka reaguar edhe partia që thotë se ky është “një absurd i ndjekjes policore që flet shumë për Gjykatën Speciale”.

“Sërish, arsyeja është aksioni që kemi zhvilluar kundër Gjykatës Speciale. Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim”.

“Gjykata Speciale është e “ndjeshme” ndaj kritikës sepse është arbitrare dhe e padrejtë. Kundërshtimi i kësaj Gjykate është interes publik dhe shërbim për drejtësinë. Tash që po e vazhdon funksionimin pa mandat, ajo është vetë vendi i skandalit”, thuhet në reagimin e partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code