Lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Podujeva

Diaspora Lajme

Lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Podujeva ka dalur mbrëmë.

Ish ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu i prin listës së kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë nga Podujeva.
Në listën e sigurar të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjithsej gjashtë kandidatë nga qyteti i Podujevës.

Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Përpos Agim Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

The post Lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Podujeva appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *