Lumir Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike

Lajme

Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike.

Sot kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Wieland e ka uruar Abdixhikun për detyrën e re dhe e ka konfirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Abdixhiku e falënderoi Wieland për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi, njofton Klan Kosova.

Abdixhiku dhe Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *