Marko Gjuriq: Insistuam të bisedohet për Asociacion në Bruksel por u refuzua

Lajme

Gjuriq e konfirmon atë që e tha Hyseni, thotë se insistuam të bisedohet për Asociacion në Bruksel por u refuzua.

Drejtori i të ashtuqujturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se delegacioni serb ka insistuar të bisedohet për temën e Asociacionit por që është refuzuar nga pala kosovare.

“Delegacioni serb insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të por vetëm për pretendimet pronësore”, shkruan Tanjug.

Gjuriq i cili është duke udhëhequr delegacionin serb në nivelin e ekspertëve ka thënë se sot ka pasur diskutim serioz për pronat publike me propozime konkrete dhe modalitete se si të zgjidhen këto çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *