“Maska kancerogjene në treg” – Kosova i kthen mbrapshtë 50 mijë copë të blera në Kinë

Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka folur në Frontal të T7, lidhur me deklarimet e deputetit të PDK’së, Bekim Haxhiut, se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19, mund të jenë kancerogjene.

Krasniqi ka treguar se si javën e kaluar janë kthyer mbrapa rreth 50 mijë maska nga Kina.

Ai tha se do të kenë kujdes më të shtuar për këtë produkt, meqenëse është ngritur një shqetësim

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ndryshe, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19, mund të jenë kancerogjene.

Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *