Mbi 17 mijë të infektuar, 656 të vdekur dhe 1.637 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Kosovë.

Ka shkruar në 17 mijë e 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash në vendin tonë janë 17 mijë e 9 persona të cilët janë infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të IKSHPK-së, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 656, përderisa gjatë tërë kësaj periudhe janë shëruar 14 mijë e 716 persona.

Po ashtu, sipas këtyre të dhanëve, aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 637 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *