Mbi 480 mijë persona kanë votuar deri në ora 15:00

Diaspora Lajme

KQZ, ka bërë të ditur, se mbi 480 mijë persona kanë dalë në votime deri në ora 15:00.

Sipas Komisionit të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë deri në mes të ditës saktësisht 480 mijë e 889 persona.

Kjo i bie 32,25% e votuesve në nivel të Kosovës.

Qendrat e votimit u hapënnë ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës./meKryeministrin.info/

The post Mbi 480 mijë persona kanë votuar deri në ora 15:00 appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *