Me 175 vota pro – Shqipëria bëhet pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së

Diaspora Lajme

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria ka arritur të zgjedhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me 175 vota nga 117 të nevojshme.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, ka shkruar Rama, derisa ka njoftuar për këtë lajm që ai e quajti të bukur.

Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pasi u votua për të marrë një nga pesë vendet e përkohshme në këtë këshill me një mandat dyvjeçar.
Në votim morën pjesë 190 vende anëtare, por 15 prej tyre nuk e mbështetën shtetin shqiptar në këtë votim.

Në garë për pesë vende ishin gjashtë shtete, përveç Shqipërisë edhe Brazili, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./meKryeministrin.info/

The post Me 175 vota pro – Shqipëria bëhet pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *