Më në fund Zidane flet për raporetet e tij me Iscon

Sport

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se nuk ka probleme me mesfushorin Isco.

Spanjolli u dëgjua në kamera duke u ankuar për minutazhën e ulët të “Los Blancos”.

Tekniku francez e ka këshilluar të vazhdojë të punojë dhe i ka premtuar se do e këtë shansin, transmeton lajmi.

“Ai duhet vetëm të punojë. Nuk ka ndonjë problem me Iscon, është problem për trajnerin të vendos 11-shën çdo ndeshje”.

“I kam thënë që duhet të vazhdojë të punojë dhe është duke bërë gjëra të mira. Do zhvillojmë shumë ndeshje”.

“Është e vërtetë që nuk ka luajtur shumë në kohën e fundit, por asgjë nuk ka ndryshuar në mendimin tim për të. Ai vazhdon të punon shumë dhe do e këtë shansin e tij” deklaroi Zidane.

Sonte (e diele), Reali është mysafirë i Valencias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *