Merkel nuk lëkundet nga qëndrimi i saj për Kosovën, s’ka ndryshim të territoreve

Lajme

 
Ditë më parë është mbajtur një debat në Bundestag të Gjermanisë, për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në kuadër të KFOR-it, ku doli në pah edhe njëherë se si e shohin deputetët gjermanë situatën aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo se çfarë bëri bujë ishte deklarata e deputetit të Alternativës për Gjermani (AfD) Anton Frizen që theksoi se qeveria do duhej të mbështeste idenë për shkëmbimin e territoreve.

“Në vend që të vazhdohet me këto gënjeshtra të përjetshme, qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës”, u shpreh Frizen në këtë debat.

Njohësit e çështjeve politike shprehën që kjo deklaratë është në një pozicion të njëjtë me atë serbo-rus mirëpo që nuk duhet ngatërruar me qëndrimin e Gjermanisë që ka për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *