Mësohet nga cilat komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Janë konfirmuar 368 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK njofton se nga 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 368 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 241 pacientë të tjerë kurse 4 persona kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *