Mësohet si do të jetë moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Lajme

Prishtina Weather njofton për motin që do të mbajë në Kosovë përgjatë të mërkurës dhe të enjtes.

Mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell do të vazhdojë të mbajë edhe përgjatë dy ditëve në vijim.

Sipas shërbimit meteorologjik, mot i ngjashëm parashihet të mbajë edhe ditëve të fundjavës, e temperaturat mbeten të larta mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me maksimale ndërmjet 28C deri 30C.

“Edhe ditëve të para të javës së ardhshme nuk paraqiten ndryshime në situatën sinoptike, që do të vazhdojë të mbajë mot i thatë dhe me temperatura mbi vlera mesatare. Tek në pjesën e dytë të javës në vijim paraqiten tendenca të rënies së temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu”, njofton PW.

Parashikimi për 9 dhe 10 shtator:

9.9.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.

10.09.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryjë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *