Miku i Fatmir Limajt suspendohet nga pozita e drejtorit në Postën e Kosovës

Diaspora Lajme

Vendimi për suspendimin nga puna është jo-ligjor dhe politik, ka deklaruar drejtori i Operativës në Postën e Kosovës, Faton Thaçi, i cili ishte edhe zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tri vite më parë.

“E kam pranuar një vendim antiligjor, politik, pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Komplet vendimi thirret në aktakuzë, Ligji i Punës më mbron, prezumimi i pafajësisë deri në vendim të Apelit por në vendim është se kinse një aktakuzë është konfirmuar ndaj meje”, tha Thaçi.

Ai tha se aktakuza ndaj tij është kinse për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë.

E gjitha është politike sepse mundeni me verifiku, sepse në Postën e Kosovës punoj nga 2007 dhe nëse e gjeni ndonjë shkelje që kam bërë brenda postës por nuk ka asnjë të vetme, tregon Thaçi për kallxo.

Thaçi, tutje tha se për këtë vendim të bordit të Postës së Kosovës, do të ndjekë edhe rrugët ligjore.

Sot më larguan nga vendi i punës, unë do t’i ndjekë penalisht, do t’i ndjekë procedurat ashtu siç më takojnë, përfundon Thaçi./meKryeministrin.info/

The post Miku i Fatmir Limajt suspendohet nga pozita e drejtorit në Postën e Kosovës appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *