Milaim Zeka thotë se Memli Krasniqi do të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së

Lajme

Zeka thotë se Memli Krasniqi do të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së.

Gazetari Milaim Zeka, është shprehur i bindur se kryetar i ardhshëm i PDK-së, do të jetë Memli Krasniqi. Këto komente Zeka i bëri në emisionin dPt te Fidani në T7 ku foli për zgjedhjet e brendshme në PDK që do të mbahen më 3 korrik.

Zeka thotë se ka burime mirë të informuara brenda PDK-së dhe se Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku do të jenë më së shumti nënkryetarë. Ani pse Cakaj tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, Zeka tha se ai do të aderojë në PDK pas disa muajsh, së bashku me disa persona tjerë.

“Gent Cakaj dhe Vlora Citaku mund të jenë më së shumti nënkryetarë të PDK-së. Nga analzia ime dhe prej asaj se sa i njoh unë strukturat e PDK-së, emri i kryetarit të ri do të jetë Memli Krasniqi. Kam dëgjuar se është përmendur edhe emri im, madje edhe disa emra të tjera e dnër ta edhe ai i Petrit Selimit, një emër i madh brenda PDK-së”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *