Mimoza i quan boshe premtimet e kryeministrit Hoti për dialogun me Serbinë

Lajme

Avdullah Hoti premtoi disa gjëra për njohjen me Serbinë, Kusari thotë se fjalët e tij janë retorikë boshe.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka quajtur boshe premtimet e kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë.

Sipas saj, Kosova në takimin e Uashingtonit më 4 shtator u përfaqësua nga “një delegacion i prirë nga një kryeministër që nuk e ndien përgjegjësinë e asaj çfarë shkon me këtë post, që do të thotë të jesh legjitim dhe të kesh mbështetje popullore, që nuk i ka”.

“E dëgjoj retorikën e tij. Është retorikë boshe. Thotë vazhdimisht se do të shkoj në Kuvend t’i informoj deputetët. Çka më duhet informimi i tij, kur ai në seancën e fundit informuese deklaroi në kundërshti me të gjitha ato që i ka nënshkruar. Çfarë peshe dhe vlere ka ai të vijë nesër në Kuvend të raportojë e të flasë se s’do të pranojë të diskutojë sovranitetin e Kosovës, asetet e se Kushtetuta është bazë për të, kur ai vetë e shkeli Kushtetutën. Vuri firmën në një dokument që nuk thirret në emrin kushtetues ‘Republika e Kosovës’. Ishte në një vend ku nuk pati dy shtete të përfaqësuara barabartë, për shkak se nuk pat as flamuj e as dokument të nënshkruar bashkë. Në fakt, ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë heqjes së pikës dhjetë ku kërkohej njohja e dyanshme. Kemi pas përfaqësim të dobët që nuk përkon me atë se çfarë mbështetje politike duhet ta kishte dhe çfarë përgjegjësie institucionale duhet të mbante”, ka thënë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *