Ministri i Infrastrukturës thotë se në SHBA na kërkuan koston e projekteve, për disa nuk kishim përgjigje

Lajme

Abrashi ka thënë se në SHBA na kërkuan koston e projekteve, për disa s’kishim përgjigje.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, gjatë raportimin në Komisionin parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington, ka zbuluar detaje nga takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Abrashi ka thënë se nuk kishin pasur përgjigjje në pyetjet e zyrtarëve të SHBA-së lidhur me koston e disa projekteve infrastrukturore që u prezantuan nga pala kosovare.

“Problemin më të madh e kam pasë kur zyrtarët në SHBA kanë kërku koston, e për disa nuk e kemi pasë koston. E kam pasë për autostradën Merdare saktë, sepse ka pasë plan-detaj, për hekurudhë s’e kam pasë, për plan të fizibilitetit s’e kam pasë. Për Brezovicë ka qenë një orientim se sa mundet me kushtu. Për Banullë – Dule e kam pasë një orientim”, ka thënë Abrashi.

Ai ka thënë se brenda Qeverisë së Kosovës, por edhe me partnerët në SHBA, projektet infrastrukturore u diskutuan nga qershori deri në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Mundem me i bë publik e-mailet edhe në qershor, edhe para takimit për secilin projekt. Dmth secili projekt është diskutu gjithsesi me Qeverinë, gjithsesi edhe me partnerët tanë, SHBA-në. Deri në ditën e fundit janë diskutu detajet për secilin projekt. Prandaj, secilin projekt që e kam përfshi atje, duke përfshi edhe Brezovicën, edhe autostradën, edhe këtë hekurudhën, edhe Banullë – Dule, të gjitha kanë qenë të diskutuara në qeveri me ekspertë vendorë dhe njerëzit të cilët e njohin këtë fushë”, është shprehur Abrashi.

Projektet infrastrukturore, sipas Abrashit, megjithatë kanë qenë të menduara mirë dhe të paraqitura mirë në SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *