Ministri Sveçla priti në takim ministrin Bledi Çuçi

Diaspora Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Në këtë takim ministri Sveçla e ka uruar ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve dhe e ka falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës).

Ministri Sveçla ka thënë se bashkëpunimi i dy vendeve po thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri ka theksuar se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta.

Gjithashtu ministri Sveçla ka theksuar se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve kanë më shumë se 20 marrëveshje të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë së shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fund të takimit dy ministrat janë zotuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

The post Ministri Sveçla priti në takim ministrin Bledi Çuçi appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *