Ministria e Shëndetësisë tregon se kur do të fillojë vaksinimi antiCOVID

Lajme

Njofton Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

“Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *