Ministrja Albulena Haxhiu merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

Diaspora Lajme

Dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, e ka marrë sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ku edhe i ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

“Sapo mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.Është në duart tona ruajtja e shëndetit dhe shpëtimi i jetëve prandaj ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen!Falënderime të përzemërta për punën e mirë të punëtorëve shëndetësor dhe vullnetarëve në qendrat e vaksinimit”, ka shkruar Haxhiu.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 12 mijë e 123 vaksina.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se deri tani 400 mijë e 217 vaksina janë dhënë në vend.

269 mijë e 706 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

130 mijë e 511 persona me dozën e dytë të vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrohen nga virusi./meKryeministrin.info/

The post Ministrja Albulena Haxhiu merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *