Ministrja Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës: Mbështetja e Qeverisë nuk do t’ju mungoj

Diaspora Lajme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi, sot ishin nikoqire të një grupi të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit si dhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen këto shoqata dhe anëtarët e tyre.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë as bashkëpunimin e as kontributin e shoqatave të diasporës për vite me radhë për vendlindjen si në kulturë, arsim e në fusha tjera.

“Sot kërkesat që ju i keni, këndvështrimin tuaj, problemet që keni duam t’i dëgjojmë nga afër”

Gjithashtu edhe zëvendësministrja Gashi, ka theksuar nevojën për kanalizim të energjisë dhe punës duke u bërë bashkë mërgata si dhe duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovë.

Vetëm duke u bërë bashkë mund të avancohet roli i mërgatës në shoqëritë ku jetojnë, ka shtuar ajo./meKryeministrin.info/

The post Ministrja Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës: Mbështetja e Qeverisë nuk do t’ju mungoj appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *