Mos bëni plane për nesër, këto temperatura na presin

Lajme

Temperaturat e larta kanë kapluar vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, shkruan Gazeta Express.

IHMK ka njoftuar se temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë,. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code