Mot i ndryshushëm na pret në dy ditët e ardhshme

Lajme

Moti në dy ditët në vijim, diell, vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *