Muriqi debuton me Lazion

Sport

Vedat Muriqi debuton me Lazion.

Vedat Muriqi ka hyrë në pjesën e dytë të takimit në ndeshjen që Lazio është duke e zhvilluar kundër Sampdoria si mysafirë

Sulmuesi Kosovar hyri në minutën e 59-të në vend të sulmuesit tjetër, Caicedo.

Muriqi nuk erdhi në Kosovë për ndeshjen kruciale të saj kundër Maqedonisë se Veriut në ndeshjen e nëntorit, për shkak të gjendjes se tij jo të mirë fizike por edhe për shkak se ai vuante nga një lëndim i vogël.

Ndryshe, Lazio është duke humbur me rezultat 2-0, ku dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Njëri nga Fabio Quagliarella në minutën e 32-të dhe tjetri nga Tommaso Augello në minutën 41-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *