Warning: The magic method RSSAutopilot\Request::__wakeup() must have public visibility in /home/clients/8664d7ddffd4d233140e5717e3eab621/web/wp-content/plugins/rss-autopilot/classes/request.php on line 47
Murseli: Pacolli gjendet në Tiranë, AKR ende nuk ka marrëveshje me LDK-në – INFODIASPORA.DE

Murseli: Pacolli gjendet në Tiranë, AKR ende nuk ka marrëveshje me LDK-në

Lajme

 

Lokacioni i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u bë krye temë këtyre ditëve. E gjithë kjo ndodhi pasi që ai të martën u nis nga Zvicra për tu kthyer në Kosovë, por aterroi në Tiranë.

Po ashtu, në kohën kur po tentohet të bëhet koalicionin qeverisës i LDK-së me partitë tjera dhe janë në kërkim të votave, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka hedh dyshime se pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, presidenti e ka futur në Kosovë kreun e AKR-së.

Megjithatë, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli tha se ai nuk gjendet në Kosovë.

“Po z. Pacolli është në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha ai.

Sa i përket arritjes së marrëveshjes me LDK-në, Murseli tha se deri tani nuk ka ndodhur.

Ndryshe, pas deklaratës së Sfeçlës ka reaguar ashpër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke thënë se “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19”.

“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës”, ka pohuar Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *