Musliu – Lladrovcit: I kofsh falë vëllau i kujt je, se kishe mbetë t’u lujtë pitpidak në arat e Gllanasellës

Diaspora Lajme

Pas deklaratës së hoxhës Osman Musliut, i cili drejtoi lutje tek Zoti që Ramiz Lladrovci, të mos fitojë edhe një mandat për të udhëhequr me Drenasin, ka reaguar Lladrovci, duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi.

“Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, ka thënë Lladrovci.

E lidhur me këtë, reporteri ka kontakuar me hoxhën Osman, i cili drejtoi akuza të rënda për Lladrovcin, duke thënë se ai është në këtë pozitë falë familjes së tij.

“Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak.”, tha ai.

Tutje, mulla Osmani tha se Lladrovci duhet “t’ua puth këmbët” atyre të cilëve u ka borxh për pozitën në të cilën është.

“Sa për kryetar e votë të qytetarëve, ti duhet tua puthësh këmbët disave në krah të të cilëve je aty e të cilët fatkeqësisht janë në burg. Frikohem se ndaj tyre do këndosh si bilbil, se në Komunë veç me nxjerr naj dokument kishe shku ndonjëherë.”, tha Musliu./Observeri/

The post Musliu – Lladrovcit: I kofsh falë vëllau i kujt je, se kishe mbetë t’u lujtë pitpidak në arat e Gllanasellës appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *