Ndahet nga jeta aktivisti i PDK-së

Lajme

Vdes aktivisti i PDK-së.

U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njofton për vdekjen e aktivistit të kësaj partie Eset Ujkani.

Hoxhaj shkruan se Ujkani ishte aktivist dhe drejtues i devotshëm në Partinë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë për shumë vite, teksa shkakun e vdekjes nuk e ka bërë të ditur.

Njoftimi i tij i plotë:

Vdekjet asnjëherë nuk vijnë të bardha, por vdekjet si këto, të papritura dhe para kohe si kjo e Esetit, të trishtojnë dhe të lënë pa fjalë.

Miku ynë i çmuar, luftëtari i palëkundur, çlirimtari i drejtë, aktivisti i pashoq e familjari i dashur, Eset Ujkani nga Mitrovica, sot iku në amshim duke na lënë të gjithëve të pikëlluar.

Drejt idealit për çlirimin dhe ndërtimit të shtetit, Esetin nuk e ndali as një jetë me stuhi e sfida. Dashuria për atdheun triumfoi në secilën betejë a pengesë, duke u bërë shembull për të tjerët rreth tij. Aktivist dhe drejtues i devotshëm në Partinë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë për shumë vite.

Të tillë do të kujtojmë përherë, miku ynë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella familjes Ujkani, miqve e bashkëpunëtorëve të shumë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code