Ndodh e papritura në La Liga, lojtari luan me telefon në xhep për 7 minuta

Sport

Mbrojtësi luan me telefon në xhep për 7 minuta.

Athletic Bilbao shënoi dy gola në minutat e fundit dhe mori tre pikët pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Huescas. Rikthim te suksesi pas katër javësh për ekipin bask, teksa një episod i rrallë ndodhi në ndeshjen e luajtur të premten në mbrëmje.

Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep. Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor.

Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi aparatin telefonik arbitrit të katërt. Fati e deshi që Pulido, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, të merrte të verdhën e dytë në fundin e ndeshjes.

Ishte minuta e 86-të, ndeshja nuk ishte zhbllokuar akoma, Pulido shkaktoi penallti dhe u largua para kohe nga fusha, ndërsa Athletic Bilbao realizoi dy gola dhe korri fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *