Në rënie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë.

Numri i të hospitalizuarve në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka rënë së fundmi. Nga gati 1 mijë pacientë të hospitalizuar sa ishin, numri ka rënë nën 600.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, kanë bërë të ditur se 589 pacientë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Prej tyre, 471 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 37 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Vetëm në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 242 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:

589 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.

Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë

11 prej tyre në gjendje të rënduar

176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

193 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 91 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë

26 prej tyre në gjendje të rënduar

295 të konfirmuar pozitivë

258 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 51 pacientë

Spitali i Ferizajt, 444 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *