Nënkryetari i LDK-së: Ishte vendim i duhur qëndrimi në sallë për votimin e Osmanit si president

Lajme

Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai në Kanal10.

Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code